Kreshnik Mujeci, i akuzuar për vrasje; Gjykata e Shkodrës i dha pafajësi, çështja kthehet për rigjykim nga Gjykata e Lartë
Lajmifundit
/
26 Prill 2026, 16:37
Aktualitet

Kreshnik Mujeci, i cili mbeti viktimë e atentatit të sotëm në Lezhë bashkë me gruan e tij, në vitin 2017, sëbashku me vëllanë e tij, u arrestuan për vrasjen e Genc Mhillit në 2016-ën.
Por më 27 nëntor 2018 Shkalla e Parë e Gjykatës së Shkodrës e shpalli të pafajshëm Lin dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj, duke pretenduar për mungesë provash.
Më 6 nëntor 2019 Gjykata e Apelit Shkodër vendosi të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë, ndërsa Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për rigjykim më 31 tetor 2024.


