Vrasja e turistit portugez/ Mbi 8 orë në Gjykatë, jepet vendimi për Sokrat Vatën dhe të akuzuarit e tjerë
Lajmifundit
/
21 Gusht 2026, 21:31
Aktualitet

Janë shpallur masat për të akuzuarit për vrasjen e turistit portugez në Ksamil.
Bëhet me dije se për Sokrat Vatën është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Në lidhje me personat e tjerë të arrestuar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, për Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu është vendosur masa “arrest në burg”.

Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është vendosur arresti në burg për një afat 45-ditor.
Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun dhe Kristo Kosho është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.


