"Rama nuk hiqet me këngë e valle"/ Protestuesi: Në shtator do bllokojmë rrugët, do të ketë përshkallëzim!

Një qytetar, nga sheshi “Skënderbej”, deklaroi se në shtator do të ketë përshkallëzim të protestave që vijojnë prej 83 ditësh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Ai i cilësoi deputetët e Kuvendit si “plehra”, ndërsa shtoi se e kanë çuar vendin në fund për shkak se nuk ka as shëndetësi dhe asgjë. Sipas tij, e vetmja gjë që bëjnë është të vjedhin dhe të bëjnë propagandë.
Më tej, ai paralajmëroi se aksioni qytetar do të njohë vetëm përshkallëzim gjatë muajit shtator. Sipas tij, kryeministri do të përballet me popullin e vërtetë sapo të rikthehen rinia, studentët, qytetarët nga pushimet. Ai e përmbylli fjalën e tij duke deklaruar se do të kalohet në bllokim rrugësh, pasi pushteti “nuk hiqet me këngë e valle”.
“Do ta shpëtojmë atdheun nga këta plehra, që e kanë çuar në fund Shqipërinë. Nuk kemi shëndetësi, ushtri. Këtu nuk prodhohet një gozhdë, këtu vetëm vidhet dhe vetëm propagandë.
Në shtator do ta ketë të vështirë, do ta shikojë se kush është populli i vërtetë. Vjen rinia. Do të vijnë edhe nga diaspora.
Do t‘i bllokojmë rrugët të tëra. Do të ketë përshkallëzim për t’i përmbysur këto 137 deputetë. 3 mund të jetë pak të ndryshëm. 137 janë plehra”, tha ai.


