Ulje temperaturash, vranësira dhe reshje shiu, moti i paqëndrueshëm

Shqipëria do të vijojë të ndikohet gjatë ditës së sotme, e premte, nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje të vendit.
Në zonat lindore, vranësirat mund të shoqërohen me reshje të izoluara dhe afatshkurtra shiu, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites. Reshjet pritet të jenë të dobëta, në formën e pikave.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s përgjatë vijës bregdetare. Në zonat luginore, era do të fitojë intensitet, duke arritur deri në 12 m/s.
Në det parashikohet valëzim i forcës 1–3 ballë.


