Biznesmeni Erlind Xhindi nga protesta: Të qëndrojmë të bashkuar kundër Ramës, SPAK të reagojë!

Biznesmeni Erlind Xhindi iu bëri thirrje protestuesve që të qëndrojnë të bashkuar kundër qeverisë së Edi Ramës.
Teksa mori fjalën para protestuesve, ai bëri një thirrje edhe për SPAK, duke i thënë se duhet të veprojë kundër pushtetarëve.
Sa i përket propozimit të PS-së për shkrirjen e bashkive, ai tha se nuk bëhet fjalë për shkrirje bashkish, por shpopullim të vendit.
“Sot e them me plot gojën partia e shqiptarëve është vetëm një, shqiptaria. Nuk ka asnjë parti shqiptare sot. Ky kryelegeni që i thotë vetes kryeministër, mendon si një moçalar se do të thahet protesta. Ju bëj thirrje të gjitha bashkive që rrezikojnë të shkrihen. O zotërinj, zonja, vëllezër e motra, nuk është shkrirje, por shpopullim. Është çështja e flamurit, e Shqipërisë.
O SPAK ku je? Kë ke arrestuar? Ata që arreston SPAK janë ata që nuk ndajnë paratë. SPAK thirrje vetëm për ty. Reago. Ke në tavolinë kartën e turpit dhe të nderit. Zgjidh kartën e nderit se ke mbështetjen tonë.”, tha ai.


