Nisja e sezonit politik/ Rama thërret ministrat në Pogradec, priten lëvizje në kabinet!
Lajmifundit
/
21 Gusht 2026, 12:31
Politikë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar në një takim dyditor në Pogradec më 24 dhe 25 gusht.
Mbledhja do të zhvillohet në formatin “retreat”, ku ministrat pritet të raportojnë për punën e bërë dhe prioritetet për muajt në vijim.
Takimi zhvillohet në një nga vilat e bllokut qeveritar në Pogradec.
Ndërkohë priten ndryshime në kabinet, me mundësinë e një “rifreskimi” në disa ministri në fillim të shtatorit.


