U rrëzua nga pema, dëmtohet rëndë shqiptari në Greqi
Lajmifundit
/
22 Shtator 2024, 15:58
Aktualitet

51-vjeçar shqiptar ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë, pasi ka rënë në një lartësi prej 8 metrash teksa punonte në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos pasditen e djeshme.
Ndërkohe mësohet se 51-vjeçari po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit të Rethymnon.
Nuk dihet ende se si ai u gjet në tokë dhe cili ka qenë shkaku që ai u rrëzua nga ajo lartësi.


