Trafik i rënduar në Elbasan, reshjet e shiut 'paralizojnë' qarkullimin

Elbasani është përballur edhe këtë fundjavë me trafik të rënduar në hyrje dhe dalje të qytetit, një situatë që është kthyer tashmë në problem të vazhdueshëm.
Edhe pse moti është karakterizuar nga reshje shiu, fluksi i automjeteve ka mbetur i lartë, duke shkaktuar radhë të gjata dhe vështirësi në qarkullim në akset kryesore.
Sipas specialistëve të qarkullimit rrugor, gjatë fundjavave në këtë segment lëvizin rreth 30 mijë automjete, ndërsa në ditët e zakonshme numri mesatar i mjeteve arrin në rreth 18 mijë.
Shtimi i lëvizjeve gjatë fundjavës vijon të rëndojë infrastrukturën rrugore të qytetit, ndërsa drejtuesit e mjeteve përballen me vonesa të shumta në hyrje dhe dalje të Elbasanit.


