Protesta e PD/ Pjesëmarrje e ulët! Berisha prin mbështetësit demokratë

Politikë

Protesta e PD/ Pjesëmarrje e ulët! Berisha prin mbështetësit

Edhe pse mbështetësit ishin mbledhur prej më herët përpara Kryeministrisë, protesta nuk nisi në orarin e paralajmëruar, duke u shtyrë me afro një orë.

Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetë dhe drejtues të Partisë Demokratike, mbërriti në bulevard nga selia blu rreth orës 20:00, çka shënoi edhe fillimin e protestës ndërsa pjesëmarrja në tubimin e tetë kombëtar shënoi nivelin më të ulët.

Ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë herë nuk janë parashikuar fjalime politike, ndërsa organizatorët kanë njoftuar se protesta do të vijojë me marshim në rrugët kryesore, sipas skenarit të ndjekur edhe në protestat e fundit të opozitës.

Ndryshe nga herët e kaluara, këtë herë pas tij nuk u panë grupet e militantëve që në protesta të mëparshme janë përfshirë në incidente dhe akte të dhunshme.

Mbetet për t’u parë në vijim nëse tubimi do të shoqërohet me tensione, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se nuk do të ketë fjalime politike dhe protesta pritet të vijojë me marshime në rrugët e kryeqytetit.

 

ME TE LEXUARAT