Aksident fatal në Vlorë, makina përplas për vdekje një 80-vjeçare

Aktualitet

Aksident fatal në Vlorë, makina përplas për vdekje një

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, një automjet i drejtuar nga shtetasi A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka përplasur këmbësoren Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Vlorë / Informacion paraprak Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit. 

ME TE LEXUARAT