Zbulohen EMRAT/ Kujt i përkisnin 6 telefonat e gjetur në burgun e Durrësit, i kishin fshehur në...

Aktualitet

Zbulohen EMRAT/ Kujt i përkisnin 6 telefonat e gjetur në burgun e

Detaje të reja janë zbardhur nga kontrollet e zhvilluara në burgun e Durrësit më 3 shtator, ku në sektorin B u gjetën 6 aparate celularë. 

Raportohet se katër nga telefonat dyshohet se i përkasi vëllezërve Artur dhe Klevis Hoxhosmanin, Adi Çobës i njohur si “Bozholi”, dhe Renardo Nallbanit. 

Kjo nuk është hera e parë që vëllezërit Hoxhosmani kapen me telefon në burg. Edhe në kontrollin e 15 majit, njërit prej tyre iu gjet një iphone. Vëllezërit Hoxhosmani janë pjesë e grupit kriminal që trafikoi mbi 6 tonë drogë me vlerë rreth 411 milionë euro, nga Amerika Latine drejt Europës.

Klevisi dhe vëllai i tij Artur Hoxhosmani u kapën pas një viti hetimesh, kryesisht pas rrëfimeve nga Erion Alibej, i cili u shpall “i penduar” dhe ka dhënë informacion kundër grupit të organizuar për trafikun ndërkombëtar të kokainës. 

Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. 

Telefonat raportohet se ishin fshehur brenda thesit të boksit, i cili ndodhej në ambjentun e palestrës të burgut. Aparatet celularë tashmë i janë dërguar SPAK, për t’iu nënshtruar këqyrjes në laboratorin e ekspertizës së posaçme.

ME TE LEXUARAT