SPAK ushtron kontrolle në ambientet e kompanisë “Evita”! Urdhri i firmosur nga prokurorja Dorina Bejko

Aktualitet

SPAK ushtron kontrolle në ambientet e kompanisë “Evita”!

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ushtruar kontrolle ditën e sotme në ambientet e Kompanisë “Evita”’

Mësohet se aksioni është urdhëruar nga prokurorja e Posaçme, Dorina Bejko.

Kontrollet e SPAK janë kryer në kuadër të veprimeve hetimore.

SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë kontroll në ambientet e firmës Evita, e cila është në pronësi të biznesmenit K.A.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se kontrollet po ushtrohen në kuadër të hetimeve që po kryhen për koncesionet në shëndetësi.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po ushtrojnë kontroll në ambientet e një tjetër kompanie si dhe në një banesë në zonën e Selitës.

Evita SHPK eshte nje kompani qe ushtron aktivitetin ne fushën e farmaceutikes dhe pajisjeve mjekësore.

ME TE LEXUARAT