Shumë dashuri për Berishën pas 14 vitesh në Amerikë, i dhurojnë lule dhe përqafime

Aktualitet

Shumë dashuri për Berishën pas 14 vitesh në Amerikë, i
Sali Berisha ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vizitën e tij të parë pas heqjes së ndalimit për të udhëtuar drejt SHBA-së. Berisha do të qëndrojë për disa ditë në Amerikë, ku pritet të zhvillojë një axhendë të ngjeshur aktivitetesh dhe takimesh.

Kreu i Partisë Demokratike ka publikuar edhe pamje nga mbërritja e tij në SHBA, ku është pritur nga shqiptarë të diasporës me lule dhe përqafime.

“Përtej oqeanit, një pritje shqiptare, një moment mirënjohjeje”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Gjatë vizitës, përveç pjesëmarrjes në aktivitete, Berisha pritet të zhvillojë edhe dy takime me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Takimi i parë është parashikuar të mbahet në New York më 6 shtator, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 8 shtator në Teksas.

Rikthimi i Berishës në Shtetet e Bashkuara vjen pas gati 14 vitesh. Hera e fundit që ai kishte udhëtuar drejt SHBA-së ishte në vitin 2012, kur mbante postin e kryeministrit të Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT