Shpallet në kërkim Alket Rizai, kishte marrë leje nga burgu, por u përfshi në përplasjen me ar'më

Aktualitet

Shpallet në kërkim Alket Rizai, kishte marrë leje nga burgu, por
Dy persona janë arrestuar nga autoritetet greke pas incidentit me të shtëna armësh pranë një beach bar-i në Anavisos, në orët e para të së dielës. Ndërkohë, policia vijon kërkimet për të dënuarin shqiptar, Alket Rizai, i cili ndodhej jashtë burgut me leje, raporton protothema. 

Sipas informacioneve të autoriteteve, në pranga ka rënë pronari 41-vjeçar i beach bar-it. Ai akuzohet për dëshmi të rreme, strehim të një personi të përfshirë në vepër penale, pengim të drejtësisë, si dhe për nxitje morale në mbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armëve.

Në pranga është vënë edhe bashkëshortja e tij 39-vjeçare, e cila akuzohet për dëshmi të rreme dhe nxitje morale në mbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armëve.

Nga incidenti mbetën të plagosur dy persona, një 20-vjeçar grek dhe një 41-vjeçar me origjinë pakistaneze.

Hetuesit po përpiqen të zbardhin dinamikën e plotë të ngjarjes, përfshirë se kush nxori armën i pari, kush qëlloi dhe nëse pati shkëmbim zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti nisi pasi muzika në lokal u ndërpre për shkak të orarit të vonë. Rizai dhe personat që e shoqëronin ndodheshin fillimisht brenda beach bar-it, por më pas dolën jashtë.


Rizai dyshohet se shkoi drejt automjetit të tij së bashku me disa persona të grupit dhe vendosi muzikë me volum të lartë. Pronari i lokalit doli jashtë dhe i bëri vërejtje, duke shkaktuar një debat të ashpër.

Situata u përshkallëzua dhe, sipas informacioneve të hetimit, Rizai dyshohet se nxori një armë. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që ai të ketë qëlluar, ndoshta në ajër, por deri tani nuk është përcaktuar me saktësi se si kanë ndodhur të shtënat.

Në konflikt dyshohet se u përfshi më pas edhe një shtetas afgan, i cili mendohet se kishte lidhje me sigurinë e beach bar-it. Sipas hetuesve, ai është thirrur për të ndërhyrë kur situata ishte përshkallëzuar dhe dyshohet se ka qëlluar në drejtim të Rizait.

Në vendngjarje u gjetën gëzhoja dhe gjurmë gjaku, të cilat po analizohen nga laboratorët kriminalistikë. Autoritetet po marrin dëshmi nga personat që ndodheshin në zonë dhe po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar ngjarjen minutë pas minute.

Rizai ndodhej jashtë burgut të Domokosit me leje dhe duhej të kthehej në institucionin e vuajtjes së dënimit mëngjesin e së hënës. Pas incidentit, autoritetet greke kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij dhe po hetojnë lëvizjet e tij pas ngjarjes.

ME TE LEXUARAT