Disa persona tentojnë të bllokojnë qarkullimin tek Zogu i Zi, policia nuk i kursen, nis të...
Lajmifundit
/
14 Shtator 2026, 09:47
Aktualitet

Protestë te nyja e qarkullimit te Zogu i Zi në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Policia ka ndërhyrë menjëherë për të liruar aksin, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar nga efektivët.
Ngjarja ka ndodhur në një moment kur trafiku në kryeqytet ka qenë i rënduar për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor dhe rritjes së fluksit të automjeteve në akset kryesore.
Forcat e policisë kanë vijuar ndërhyrjen për rikthimin e qarkullimit normal në zonë.


