I shërbeu komuinitetit për pesë dekada, ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare mjeku i njohur

Aktualitet

I shërbeu komuinitetit për pesë dekada, ndahet nga jeta në
Bota e mjekësisë shqiptare është përfshirë nga dhimbja pas ndarjes nga jeta, në moshën 79-vjeçare, të Prof. Asoc. Dr. Sulejman Budos, një prej emrave të njohur të endokrinologjisë dhe diabetologjisë në Shqipëri.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur përmes reagimeve të miqve, kolegëve dhe institucioneve në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e mjekut që i kushtoi më shumë se pesë dekada të jetës së tij mjekësisë shqiptare.

“Me hidhërim të thellë përcjellim lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Asoc. Dr. Sulejman Budos, një prej mjekëve të brezit të tij që i kushtoi më shumë se pesë dekada të jetës mjekësisë shqiptare”, shkruhet në reagimin e Shoqatës së Diabetit në Shqipëri.

Dhimbjen për humbjen e mjekut të njohur e kanë shprehur edhe miqtë e tij të afërt.

I shërbeu komuinitetit për pesë dekada, ndahet nga jeta në

“Një lajm tepër i hidhur që më duhet ta ndaj me ju, te dashur miq. S’kam pak çaste që mësova se ka ndërruar jete, një nga miqtë e shokët e mi më të afërt, mjeku i shquar endokrinolog Sulejman Budo. Nuk kam fjalë, nuk mund ta besoj!!”, shkruhet në një tjetër reagim.

Dr. Sulejman Budo ishte mjek endokrinolog dhe një nga kontribuesit në zhvillimin e mjekësisë nukleare, endokrinologjisë dhe diabetologjisë në Shqipëri.

Gjatë karrierës së tij të gjatë profesionale, ai shërbeu si mjek, pedagog, autor dhe edukues, duke përcjellë dijen dhe përvojën e tij te kolegët, studentët dhe pacientët.

Budo ishte gjithashtu aktiv në Shoqatën e Diabetit në Shqipëri, ku kontribuoi si lektor dhe moderator, ndërsa mbajti edhe detyrën e kryeredaktorit të revistës “Për ju diabetikë”.

Humbja e tij lë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe kolegët, por edhe një kontribut të gjatë në mjekësinë shqiptare, për të cilin do të kujtohet ndër breza.

ME TE LEXUARAT