Sërish zjarr në lagjen "15 Tetori" të Vlorës! Dyshohet se flakët u ndezën nga...

Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, duke alarmuar banorët. Zjarri ka rënë në një hapësirë me pemë të llojit pishë dhe shkurre që gjenden në zonë. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme për të pastruar atë pjesë të territorit nga barishtet dhe shkurret, por flakët po përhapen si rrjedhojë e erës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po mundohen të shuajnë zjarrin, teksa kjo është vatra e dytë aktive e zjarrit që bie në këtë zonë ditët e fundit. Ndërkohë, zjarri i rënë në zonën e Llamanit, në Himarë gjatë mbrëmjes së djeshme është arritur të shuhet rreth orës 05:30 të mëngjesit nga 5 automjete zjarrfikëse dhe Emergjencat Civile.


