Rikthehen mashtrimet online në emër të e-Albania, qytetarët paralajmërohen për mesazhe të rreme

Policia dhe autoritetet kanë ngritur shqetësimin për vijimin e mashtrimeve online që po dërgohen në emër të platformës qeveritare e-Albania. Qytetarët raportojnë se po marrin SMS të rreme, të cilat paraqiten si njoftime për pagesa gjobash automjetesh apo detyrime të tjera.

Në këto mesazhe përfshihen linke të falsifikuara që çojnë drejt faqeve të rreme, me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare të përdoruesve.
Sipas denoncimeve, mesazhet po dërgohen kryesisht nga numra të huaj, shpesh me origjinë nga India, ndërsa autoritetet apelojnë qytetarët të mos klikojnë në linke të dyshimta dhe të verifikojnë çdo njoftim vetëm përmes kanaleve zyrtare të e-Albania.


