Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, trashësia arrin 20 cm

Zonat malore të juglindjes së vendit mëngjesin e sotëm janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Mësohet se reshjet kanë qenë të dendura kryesisht në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.
Trashësia e dëborës në Dardhë ka shkuar deri në 10 cm ndërsa në aksin rrugor Shtyllë-Qafë Mashkullore, trashësia ka shkuar deri në 15-20 cm.
Dëborë gjatë orëve të fundit ka pasur edhe në fshatrat e Devollit të Sipërm si dhe në zonat e tjera malore të qarkut të Korçës.
Sipas raportimeve, deri tani nuk raportohen probleme sa i përket qarkullimit ndërsa autoritetet kërkojnë drejtuesve të mjeteve që duan të kalojnë fundjavën në këto fshatra, të jenë të pajisur me goma dimërore.


