Reshje të dendura bore në zonat malore të Shkodrës, vështirësi në Qafë Thore

Aktualitet

Reshje të dendura bore në zonat malore të Shkodrës,

Reshje të dendura bore kanë rënë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore të qarkut Shkodër.

Situata më problematike paraqitet në akset Bogë-Qafë Thore-Theth, ku po vijon puna për hapjen e rrugës dhe kriposjen e saj.

Më shqetësuese mbetet pika e Qafë Thorës, në rreth 1700 metra mbi nivelin e detit, ku era e fortë dhe temperaturat e ulëta favorizojnë krijimin e ngricave dhe grumbujve të borës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) u bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndërkohë, në akset Koplik-Bogë dhe Dedaj-Razëm ka reshje shiu dhe rënie gurësh, ndërsa në aksin Tamarë-Vermosh raportohen reshje shiu të përziera me borë.

Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave rrugore.

ME TE LEXUARAT