U plagosën në protestë, QSUT: 17 persona po trajtohen në spital

Aktualitet

U plagosën në protestë, QSUT: 17 persona po trajtohen në

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka bërë me dije se aktualisht 17 persona po marrin shërbim mjekësor në strukturat publike shëndetësore, pas situatës së krijuar gjatë protestës para Kuvendit.

Sipas njoftimit zyrtar, në QSUT janë paraqitur 10 protestues. Prej tyre, 3 pacientë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut.

Aktualisht, 4 protestues vijojnë të marrin trajtim në Urgjencën e QSUT-së, ndërsa 3 të tjerë po trajtohen në shërbimin e Toksikologjisë. Të gjithë pacientët, sipas QSUT-së, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës po marrin shërbim mjekësor 6 efektivë policie dhe 1 protestues. Edhe këta persona ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nga ekipet mjekësore.

ME TE LEXUARAT