Qeni duke lehur, momenti kur autori i maskuar i vë tritolin banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër

Momenti i vendosjes së lëndës plasëse në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj nga një person i paidentifikuar është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Një person i maskuar dallohet teksa i afrohet banesës në këmbë. Hedh lëndën plasëse dhe largohet me shpejtësi. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia e Shkodrës ka shoqëruar deri tani tre persona por ende nuk ka asnjë person të dyshuar.
Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme material, teksa për ngjarjen reagoi edhe KLGJ, duke kërkuar vendosjen e autorit para drejtësisë.
Dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën e gjyqtarit dhe çështjet që ai ka gjykuar.


