Spastrimi i grupit të Kryemadhit, Braimllari i përgjigjet Metës: Koha do të tregojë kush janë tradhtarët

Politikë

Spastrimi i grupit të Kryemadhit, Braimllari i përgjigjet Metës:

Më 27 prill, Partia e Lirisë mbajti Konventën Kombëtare. Ilir Meta u zgjodh President i PL-së, ndërsa Erisa Xhixho u zgjodh zëvendës Presidente. Meta fitoi me 690 vota pro përballë Faik Bashës me vetëm 27 vota. Xhixho arriti që të merrte 680 vota pro.

Anëtari i Kryesisë së PL-së, Endrit Braimllari disa ditë para Konventës njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të partisë. I ftuar në Vizion Plus, ai shpjegon arsyet pse vendosi të bënte hapa pas.

Sa i përket “tradhtarëve” në parti të përmendur nga Ilir Meta gjatë daljeve të tij të fundit, Braimllari tha se koha do ta tregojë cilët janë tradhtarët.

Braimllari: Unë vendosa që të bëj disa hapa pas. Nëse unë do të isha pjesë e një gare në parti mund të krijonte dhe një përplasje brenda strukturave. Nuk doja që të krijohej një përçarje në këto kushte në të cilat ndodhemi.

Ne kemi kaluar në një fazë tjetër organizimi. Unë do mbështes vendimet e Konventës Kombëtare. Si ish-nënkryetar partie kam përgjegjësinë time për kontributin ndër vite. Unë asnjëherë nuk jam larguar nga anëtarësia e partisë.

Angazhimi në politikë ka disa përgjegjësi. Përgjegjësinë kryesore e mban ekipi drejtues.

 Kur vija politike është e qartë dhe mesazhi i Presidentit është i qartë un do jem aty për të zbatuar atë linjë, nuk do krijoj pengesa.

 

ME TE LEXUARAT