Tritoli në banesë, KLGJ cakton 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Stërkaj

Aktualitet

Tritoli në banesë, KLGJ cakton 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e

Pas vendosjes së një sasie tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj, Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka vendosur të caktojë mbrojtje për gjykatësin dhe familjen e tij.

Të gjithë anëtarët vendosën me vota unanime që për një periudhë 6 mujore, gjyqtari Stërkaj dhe familjarët e tij të vendoset në mbrojtje nga efektivë të policisë së shtetit dhe repartit “RESI”.

Tritoli ndaj Sterkajt, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal kundër gjithë magjistratëve

Tritoli në banesë, KLGJ cakton 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar lidhur me vendosjen e një sasie tritoli në portën e banesës së gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.

Përmes një njoftimi, Unioni i Gjyqtarëve ka dënuar këtë akt kriminal, duke thënë se ky akt nuk drejtohet vetëm kundër Sterkajt, por ndaj gjithë magjistratëve të Shqipërisë.

Po ashtu, Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar nga organet ligjzbatuese të veprojnë më shpejt se rastet e mëparëshme, për të indetifikuar, kapur e vënë para përgjegjësisë penale çdo autor të mundshëm të këtij veprimi të shëmtuar krimininal.

Kjo pasi sipas Unionit, duhet të jepet mesazhi se magjistratët në Shqipëri kanë mbështetjen maksimale të Shtetit, për të kryer detyrën e tyre në mënyrë të qetë e pa rrezikuar jetën, shëndetin, pronën e tyre dhe të familjarëvë të tyre nga krimi.

Njoftimi:

UNIONI I GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË

Tiranë, më 29 prill 2024.

D E K L A R A T Ë

Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë, si grupimi më i madh vullnetar, që ka për qëllim kryesor mbrojtjen e të drejtave të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë shpreh shqëtësimin e tij në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur dje, në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës, ku një sasi eksplozivi shpërthu në derën e banesës së kolegut tonë, gjyqtar Z.Tonin Sterkaj.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë uron që kolegu ynë Tonin Sterkaj dhe familjarët e tij të jenë mirë dhe shpreh mbështetjen e të gjithë anëtarëve gjyqtarë ndaj kolegut Z.Sterkaj.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dënon me forcë këtë akt të shëmtuar kriminal, i cili nuk drejtohet vetëm ndaj kolegut gjyqtar Z.Tonin Sterkaj por edhe ndaj të gjithë magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë) në Republikën e Shqipërisë, të cilët me përkushtim dhe në kushte të një ngarkese jashtëzakonisht të lartë pune, presioni mediatik e politik, përpiqen çdo ditë të japin drejtësi.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë thekson se, ky sulm i pabesë e burracak ka për qëllim jo vetëm frikësimin e magjistratëve por edhe cënimin e rendit e të sigurisë publike, si dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë!

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet ligjzbatuese të veprojnë më shpejt se rastet e mëparëshme, për të indetifikuar, kapur e vënë para përgjegjësisë penale çdo autor të mundshëm të këtij veprimi të shëmtuar krimininal, duke dhënë në mënyrë të veçantë mesazhin se, magjistratët në Republikën e Shqipërisë kanë mbështetjen maksimale të Shtetit, për të kryer detyrën e tyre në mënyrë të qetë e pa rrezikuar jetën, shëndetin, pronën e tyre dhe të familjarevë te tyre nga krimi, si një ndër kushtet themelore për forcimin e ligjit, shtetit të së drejtës dhe prospertitetin e vendit.

Së fundmi, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë i përcjell edhe një herë angazhimin e tij maksimal për të bashkëpunuar me organet shtetërore, në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, garantimit të të drejtave dhe lirive të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë si dhe luftën pa kompromis ndaj çdo fenomeni negativ të vërejtur në rradhët e punonjësve të sistemit të drejtësisë!

UNIONI I GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË

Tritoli në banesë, KLGJ vendos sot për mbrojtjen e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj

Tritoli në banesë, KLGJ cakton 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e

Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të mblidhet sot dhe të marrë një vendim lidhur me mbrojtjen e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj, të cilit iu vendos tritol në banesë.

Ngjarja u dënua nga KLGJ, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e ministri i Brendshëm, Taulant Balla të cilët kanë kërkuar të zbulohen autorët e këtij akti të rëndë, ndërkohë KLGJ pritet të dalë sot me vendimin për mbrojtjen e gjyqtarit.

Një sasi e vogël tritoli u vendos paraditen e 28 prillit në portën e banesës së gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Tonin Sterkaj. Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë gjyqtari dhe bashkëshortja e tij. Pista kryesore e hetimeve lidhet me detyrën e Tonin Sterkajt si gjyqtar, megjithatë po hetohen dhe pista të tjera.

Kamerat e sigurisë në banesën e gjyqtarit Sterkaj kanë filmuar autorin të veshur me rroba të errëta dhe me maskë i cili në rrugicë ka hyrë në këmbë dhe pasi afrohet pranë portës vendos lëndën plasëse dhe largohet në këmbë. Është marrë në pyetje gjyqtari Sterkaj por dëshmia e tij nuk ka ndihmuar hetuesit. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë çështje madhore në shqyrtim dhe se së fundmi nuk ka marrë kërcënime.

Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa për një periudhë dy vjeçare ka punuar edhe si gjyqtar në gjykatën e Apelit të Shkodrës. Pas mbylljes së Apelit, Sterkaj u kthye si gjyqtar në Gjykatën e Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

 

ME TE LEXUARAT