Tentoi të arratisej drejt Shqipërisë, arrestohet i dënuari për mashtrim në Greqi
Lajmifundit
/
29 Prill 2024, 09:32
Aktualitet

Punonjësit e policisë në Janinë kanë arrestuar një burrë gjatë tentativës për t’u arratisur në Shqipëri. Bëhet fjalë për një të huaj të arratisur që mbeti i lirë pavarësisht dënimit për mashtrim.
Më konkretisht, arrestimi ka ardhur gjatë kontrollit që i kanë bërë të dhënave të tij.
Më pas u konstatua se Gjykata e Kundërvajtjeve i kishte shqiptuar dënimin me burg prej tre vjet e gjashtë muaj, ndaj Prokuroria e Kundërvajtjes së Janinës urdhëroi burgosjen e tij.
I arratisuri është dërguar në prokurorinë e Plimmeliodikit të Janinës.


