Protesta për Zvërnecin zhvendoset në Berlin: Po preket e ardhmja e Shqipërisë dhe e pasurive të saj natyrore

Aktualitet

Protesta për Zvërnecin zhvendoset në Berlin: Po preket e ardhmja

Diaspora shqiptare në Gjermani ka njoftuar protestën e rradhës për Zvërnecin e cila do të mbahet në Berlin.

Në një njoftim për komunitetin shqipatr në Berlin, shkruhet se, protesta do të mbahet me 5 Qershor në orën 18:30 përpara Ambasadës Shqiptare në Berlin.

Gjithashtu theksohet se, kjo është një çështje që prek të ardhmen e Shqipërisë dhe të pasurive të saj natyrore.

Protesta për Zvërnecin zhvendoset në Berlin: Po preket e ardhmja

Njoftimi:

“Njoftim për Komunitetin Shqiptar në Berlin:

Të dashur bashkëkombës,

Ju ftojmë të bashkohemi në një protestë paqësore në mbrojtje të Zvërnecit, një prej zonave më të çmuara natyrore dhe kulturore të Shqipërisë, e cila është bërë objekt i debatit të gjerë publik dhe protestave qytetare gjatë javëve të fundit.

Data: 5 Qershor 2026

Ora: 18:30

Le të ngremë zërin së bashku për mbrojtjen e trashëgimisë sonë natyrore, për transparencë dhe për respektimin e interesit publik. Kjo është një çështje që prek të ardhmen e Shqipërisë dhe të pasurive të saj natyrore.

Ejani me familjarë, miq dhe bashkëatdhetarë. Zëri ynë ka vlerë kur dëgjohet së bashku. Shqipëria nuk është në shitje!

Zvërneci duhet të mbrohet!”, njofton diaspora./Dosja.al

ME TE LEXUARAT