Paradoksi i cmimit të naftës, Shqipëria e rrit 215 lekë/litër, Kosova e ul në 1.78 euro/litri

Aktualitet

Paradoksi i cmimit të naftës, Shqipëria e rrit 215

Shqiperia mbetet nje nga vendet me cmimin me te larte te karburanteve por edhe me te cuditshme per menyren se si i interpreton zhvillimet e tregut nderkombetar ne raste krizash. 
Shembulli me i mire i ketij absurdi, eshte rasti i dites se sotme, ku nderkohe qe Kosova ka ulur cmimin e naftes ne 1.78 euro per liter, ne Shqiperi Bordi i Transparences e rriti ate nga 209 ne 215 leke/litri pas ores 15.00.

Konkretisht, vendimet e bordit ishin:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 215 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 203 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Por nderkohe, matane kufirit shqiptaro-shqiptar, raportohet zyrtarisht se cmimi i derivateve të naftës ka filluar të biere në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme shkon në 1.78 euro për litër.

Ndërkaq Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njofton se çmimi i benzinës shkon maksimalisht deri në 1.44 euro për litër dhe gazi 0.89 euro për litër.

Javët e kaluara çmimet e karburanteve varionin, teksa maksimalja e deritanishme sipas autoriteteve zyrtare ka shkuar në 1.91 euro.

ME TE LEXUARAT