“Polici më tha: ‘Kemi urdhër për dhunë, largohu!’” – Aktivisti Haçkaj: “Protesta ishte paqësore por erdhën me shkopinj gome!”

Aktualitet

“Polici më tha: ‘Kemi urdhër për dhunë,

Aktivisti Florjan Haçkaj ka zbuluar në një lidhje live me News24 momentet e skenarit të dhunës policore gjatë protestës para Parlamentit ndaj qytetarëve.

Ai ka qenë pjesë e protestave që prej fillimit, teksa ishte i ftuar për të folur për atë që po ndodhte në shesh. Haçkaj tregoi se protesta e sotme po zhvillohej normalisht deri kur u shfaq policia me skafandra dhe ushtroi dhunë joproporcionale.

“Protesta ishte e bukur, ishin mbledhur më shumë njerëz seç dalin këto ditë në darkë. Ishte paqësore kur papritur erdhi policia me skafandra, shkopa gome, makina. Qytetarët shtynë vetëm për të treguar se rruga është e jona. Dhuna ishte totalisht joproporcionale dhe e panevojshme. Një polic që jepte urdhra më thasë sot kemi urdhër për dhunë dhe ik. Simbolika ishte qëndrestaria e njerëzve, u protestua në mënyrë të civilizuar. Ata shprehin mërzinë e tyre, kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama”.

Ai njoftoi se në mesin e gushtit do të mbahen protesta të mëdha pasi do të vijnë protestues nga diaspora. Po ashtu ai tha se njëri nga policët e kishte njoftuar se do të ushtrohej dhunë.

“Mllefi i qytetarëve është artikuluar nga të gjithë, u janë vërsulur qytetarëve sepse u paguan 4.2 milionë euro për një koncert privat. Duhet të dalin të gjithë sidomos ata që ankohen se kanë rënë numrat. Ata që panë dhunën të dalin sa më shumë në shesh dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Ne si lëvizje kemi kontakt me ambasadat e huaja dhe janë tejet mbështetës. Propaganda se Ramën e mbështesin të huajt ka rënë”, vijoi ai, duke denoncuar skandalet qeveritare dhe shkakun e revoltës qytetare.

Haçkaj tha se protestat do vijojnë dhe në mesin e muajit gusht priten revolta të mëdha e me pjesëmarrje masive.

“Ka grupe të ndryshme prandaj edhe nuk po dinë si ta ndalin, duhet të na bashkohen mjekë, fermerë, studentë sepse më mirë është për kauzën. Nuk ka një datë, në gusht do të vijnë shumë njerëz flitet për, 14,15, 16 gusht, por është shumë larg ndaj dilni çdo ditë. Të godasësh me vezë është gjëja më normale. Sheshi është heterogjen e rëndësishme të bashkohemi, e vështirë t’i bësh në një mendje, por theksi duhet vendosur edhe te drejtësia. Duhet ndihmuar drejtësia”, tha ai.

ME TE LEXUARAT