“Nuk e lëshojmë sheshin”!/ Paralajmërim i fortë nga protesta: Të hiqet gardhi në Zvërnec!
Lajmifundit
/
2 Qershor 2026, 19:37
Aktualitet

Protesta kundër projektit të resortit turistik në Zvërnec vijon të mbledhë qindra qytetarë para Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhe të forta ndaj qeverisë dhe investimit të kundërshtuar.
Gjatë tubimit, protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre, duke paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit deri në plotësimin e kërkesave të tyre. “Nuk e lëshojmë sheshin”, ishte një nga thirrjet më të dëgjuara gjatë protestës.
Kërkesa kryesore e qytetarëve mbetet heqja e gardhit të vendosur në zonën e Zvërnecit dhe pezullimi i projektit.


