Nga burgu i Fushë Krujës drejt burgut të Peqinit/ 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë, transferohen në fundjavës
Lajmifundit
/
24 Janar 2026, 10:25
Aktualitet

Të paktën 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë do të transferohen nga burgu i Fushë Krujës drejt burgut të Peqinit.
Operacioni do të realizohet gjatë kësaj fundjave.
Lëvizja e tyre do të realizohet me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit./Gazetashqip


