Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj
Lajmifundit
/
6 Mars 2026, 10:11
Politikë

Sot u zhvillua ceremonia për betimin e ministrave të rinj në Presidencë.
Ferit Hoxha u betua si Ministër i Punëve të Jashtë, Ermal Nasufi si ministër i Mbrojtjes, Toni Gogu si ministër Drejtësie, Enea Karakaçi si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besfort Lamallari si ministër i Brendshëm, Erjona Ismaili si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, si dhe Albana Koçiu si zv.kryeministre


