Vjedhje, përndjekje, armëmbajtje pa leje dhe shitje droge, arrestohen gjashtë persona në kërkim

Aktualitet

Vjedhje, përndjekje, armëmbajtje pa leje dhe shitje droge, arrestohen


Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme, si vjedhje, përndjekje armëmbajtje pa leje dhe shitje droge.

Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në terren dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch 6”, kapën dhe vunë në pranga 6 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Kërkimin në DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin K. M., 32 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 9 muaj e 20 ditë burgim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin M. N., 25 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Kërkimin, kapën dhe ndaluan shtetasin E. K., 24 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 10 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 kapën dhe ndaluan shtetasin L. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 kapën dhe ndaluan shtetasin Xh. A., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasin në kërkim G. K., 22 vjeç, për veprat penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Dibër, për veprime të mëtejshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT