Kapet nga policia Jurgen Neza, një nga personat që rrëmbyen biznesmenin në Tiranë

Lidhur me rastin e rrëmbimit të 32-vjeçarit Florjan Sula në Tiranë, mësohet se është kapur dhe Jurgen Neza, një nga personat që rrëmbyen biznesmenin Sula.
Ky i fundit u mor peng më datë 31 mars nga Hysen Neza, Kevin Neza dhe Jurgen Neza dhe është mbajtur në një magazinë në Xhafzotaj.
32-vjeçari është mbajtur peng gjithë natën ku e kanë dhunuar dhe në mëngjes e kanë liruar me kushtin se do të siguronte 500 mijë euro. Florjan Sula menjëherë ka njoftuar polinë ku ka vënë në dijeni për rrëmbimin.
Rrëmbyesit i kanë kërkuar 1 milion euro, por përballë pamundësisë për ta siguruar këtë shumë, negociatat zbritën në 500 mijë euro. Fillimisht janë prezantuar si agjentë të BKH-së, por ajo që nisi si një kontroll zyrtar u kthye shpejt në një rrëmbim të dhunshëm.
Uniformat blu përmes kamerave të sigurisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe tashmë janë vënë në pranga të tre autorët e identifikuar.
Shërbimet e policisë sekuestruan 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme./euronews