Kontrollet tek ‘Evita’ e Allajbeut – Ish-prokurori: lidhje me zyrtarët e lartë

Me urdhër të SPAK agjentët e BKH-së kanë ushtruar në kompaninë farmaceutike Evita, e lidhur me biznesmenin e njohur Klodian Allajbeu.
Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në studion e MCN Live se ka dyshime të arsyeshme se është kryer vepër penale dhe se për këtë çështje po kryhen veprime procedurale.
Më tej Karanxha tha se duhet të verifikohen lidhjet me zyrtarë të lartë.
Është marrë vendim kontrolli nga gjykata. Ka dyshim të arsyeshëm se është kryer një vepër penale. Fakti që është shkuar në pikat kryesore ku këto kompani ushtrojnë aktivitetin e tyre tregon që SPAK po punon.
Po kryhen veprime procedurale, që ndoshta më parë nuk mund të kryheshin. Ka kohë që këto kompani kanë hyrë në treg. Duhet parë kush nga këta persona me pushtet i ka.
Kanë hyrë me akte të administratës shtetërore. Kanë me kohë që para 2013. Duhet të verifikohen lidhjet me zyrtarë të lartë. Duhet parë është ofruar shërbimi sipas kushteve të kontratës dhe shërbimi a është me çmimet e tregut apo jo.
Bëhet fjalë dhe për mbetjet spitalore. Mbetjet spitalore, nuk janë si plehrat e qytetarëve. Për shkak të lëndëve kimike kërkojnë trajtim të veçantë. Diskutohet që asgjësimi i mbetjeve, janë marrë para nga buxheti, dhe kjo do jetë pjesë e hetimit.
Hetimet duhet të jenë serioze.
Po shohim nga 16-17 mijë faqe dhe s’provohen asgjë/faktor.al


