Konflikt në lokal në Palasë, policia tregon cfarë ndodhi në zonën plot me pushues

Policia ka sqaruar raportimet ne lidhje me nje konflikt ne lokal ne zonen e plazhit ne Palase e cila ne kete kohe eshte ne kulmin e frekuentimit nga pushuesit.
Njoftimi :
Në lidhje me një video të publikuar dhe në rrjetet sociale, për një konflikt të ndodhur në një lokal në Palasë, ju informojmë se shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi janë njoftuar menjëherë për këtë rast, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45.
Nga verifikimet paraprake, nuk janë konstatuar persona të dëmtuar si pasojë e këtij konflikti, por është dëmtuar lehtë, gjatë kohës që po largohej nga ambientet e lokalit, shtetasi A. V., i cili nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në konflikt.
Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


