Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se vendimin për dorëheqjen nga detyra e ka bërë për arsye familjare.

Ndërkohë, në vend të tij është caktuar përkohësisht Armir Gjikolaj me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Duka u emërua drejtor në Policinë e Dibrës në nëntor të vitit 2024.

Artion Duka ka qenë më parë Drejtor i Forcave Operacionale. Por ai është akuzuar si i përfshirë çështjen e përgjimeve dhe pajisjes misterioze ‘Imsi Catcher’.

ME TE LEXUARAT