Champions, shorti i play off-it / Real Madrid, sërish me makthin Benfica dhe…Trubin, derbi francez Monaco-PSG

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i fazës së playoffit të Ligës së Kampioneve dhe çiftet e përcaktuara janë vërtet interesante.
Ajo që bie në sy në përfundim të këtij shorti ështe se Reali i Madridit do të kthehet sërish në vendin ku u poshtërua vetëm dy ditë më parë, në Lisbonë. Kjo sepse fati deshi që Los Blancos të përballen edhe njëherë me skuadrën e Benfica në fazën e playoffit ku do të kërkojnë revanshin dhe kualifikimin për më tej.
Shanset që në këtë short të kishte përplasje mes skuadrave të të njëjtit kampionat ishin të mëdha dhe një gjë e tillë i ra për pjesë Ligue 1 në Francë ku skuadra kampione në fuqi e Evropës, Paris Saint Germain do të luajë ndaj Monaco për te vijuar në misionin e saj për të mbrojtur titullin.
Interi, skuadra nënkampione e kontinentit do të ketë një përballje me norvegjezët e Bodo/Glimt, në raundin e playoffit, një përballje që nuk do të jetë aspak e lehtë, për këtë mjafton të kujtosh sfidën e kësaj skuadre me Juventusin.
Edhe Juventusi ka një raund të komplikuar teksa përballë do të ketë Galatasaray, skuadrën turke që ka në radhët e saj një futbollist që e njeh mirë futbollin italian si Osimhen.
Sfidë interesante është edhe ajo mes Borussia Dortmund dhe Atalantës, ndërsa Atletico Madrid do të masë forcat me Clun Brugge. Dy sfidat e tjera të këtij raundi do të jenë Qarabag-Newcastle dhe Olympiacos-Bayer Leverkusen. Ndeshjet e para tw playoffit do tw luhen nw 17-18 shkurt ndwrsa ato tw kthimit nw 24-25 shkurt.
ÇIFTET E PLAYOFF-it
Monaco-Paris Saint Germain
Benfica-Real Madrid
Qarabag-Newcastle
Bodo/Glimt-Inter
Galatasaray-Juventus
Dortmund-Atalanta
Brugge-Atletico Madrid
Olympiacos-Leverkusen


