Atentati në Rrilë të Lezhës, arrestohet efektivi i policisë që ndodhej brenda berberhanes(EMRI)

Aktualitet

Atentati në Rrilë të Lezhës, arrestohet efektivi i

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë  Besart Kovaçi. Polici akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, teksa ende nuk dihen arsyet e plota.

Kujtojmë se efektivi ishte rastësisht prezent brenda në berberhanen, ndaj të cilës u qëllua me breshëri plumbash. Gjatë sulmit, efektivi u është kundërpërgjigjur autorëve me armën e shërbimit.

Mediat raportuan se në zonën e Lezhës po kryhen kontrolle të imtësishme për kapjen e autorëve të atentatit. Atentati i rëndë ndodhi mbrëmjen e djehsme dhe viktimë mbeti Sokol Daçi.

Autorët kanë qëlluar mbi 30 plumba në drejtim të sallonit të berberit dhe viktima është goditur me tre plumba në trup. Shënjestër e atentati ishte 21-vjeçari Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulaj/Shqip

ME TE LEXUARAT