I dha fund jetës pas dyshimeve për dhunë nga partneri, familja e 25-vjeçares hap dyert e mortit në Shëngjin

Aktualitet

I dha fund jetës pas dyshimeve për dhunë nga partneri, familja e

Familja e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë pas dhunës së pretenduar nga ish-bashkëshorti, ka hapur dyert e mortit.

Ceremonia mortore po zhvillohet në vendlindjen e saj, në Shëngjin. Të afërmit dhe familjarët, të tronditur nga humbja e të resë, nuk kanë pranuar të flasin për mediat, duke ia lënë gjithçka në dorë drejtësisë. 25-vjeçarja do të përcillet për në banesën e fundit te enjten, e 12 marsit.

Ndërkohë, Policia e Shtetit, përmes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në koordinim me Policinë e Tiranës, ku ka ndodhur ngjarja, vijon kontrollet për kapjen e ish-bashkëshortit të saj, Eraldo Fizi.

Ai është shpallur në kërkim nga policia për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim vetëvrasjeje”.

----------------------------------------------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT