Grabitja me armë e 5 milionë lekëve në OTP Bank, policia dyshon se autori ka bashkëpunëtorë të brendshëm

Aktualitet

Grabitja me armë e 5 milionë lekëve në OTP Bank, policia

Rreth 5 milionë lekë dyshohet se janë grabitur në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, të martën.

Sipas hetimeve paraprake, autori ka përdorur një pistoletë lodër për të kërcënuar arkëtaren. Dyshimet janë ngritur pasi detektori i metaleve nuk ka dhënë asnjë sinjal në momentin kur ai ka hyrë në ambientet e bankës. Kjo pistë është përforcuar edhe nga dëshmitë e punonjësve.

Hetuesit dyshojnë se grabitësi ka ndjekur një grua që po shkonte për të depozituar një shumë parash.

Në çastin kur ajo është afruar te sporteli, autori ka hyrë në bankë dhe, nën kërcënimin e armës, ka marrë shumën e parave që ndodhej mbi banak.

Grupi hetimor po verifikon gjithashtu mundësinë që autori të ketë pasur bashkëpunëtorë brenda bankës. Dyshimet bazohen në faktin se ai duket se ka pasur njohuri për organizimin e ambienteve dhe është drejtuar menjëherë te sporteli ku ndodheshin më shumë para./Top Channel

ME TE LEXUARAT