Grabitja e OTP Bank në Tiranë/ Autori i maskuar grabiti 10-15 mijë paund, dyshohet se u arratis me një skuter elektrik

Aktualitet

Grabitja e OTP Bank në Tiranë/ Autori i maskuar grabiti 10-15

Një bankë është grabitur nga një person i armatosur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Gjin Bue Shpata”.

Në reagimin e policisë thuhet se një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash.

Detaje të reja kanë dalë lidhur me grabitjen me armë zjarri të filialit të OTB Bank në Tiranë. Sipas informacioneve  autori ka qenë i maskuar dhe i veshur me të zeza dhe mbante një çantë.

Dyshohet se ai është larguar nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik.

Sipas burimeve 10-15 mijë paund dyshohet se ka marrë grabitësi nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë. Qytetari ka qenë duke depozituar shumën e parave në bankë kur ka ndodhur ngjarja dhe ende se kishte dorëzuar shumën e parave.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

ME TE LEXUARAT