Grabitje me armë e maskë brenda filialit të OTP Bank në Tiranë

Filiali i një banke eshte grabitur me armë mesditën e sotme në Tiranë.
Nga të dhënat e para mesohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në degën e bankës, i ka marrë një shumë parash një qytetari që sapo po i depozitonte.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë dhe rrethanat janë ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.


