FOTO-LAJM/ “Derisa vdekja t’i ndajë”, protestuesit nuk i kursejnë ironitë, thumbojnë Ramën dhe Berishën

Protestuesit nuk kursejnë asnjërin prej liderëve politikë, duke ironizuar jo vetëm kryeministrin Edi Rama, por edhe kreun e PD-së, Sali Berisha. Pankartat ironizuese nuk munguan as në protestën e sotme, e treta në mbrojtje të Zvërnecit, para Kryeministrisë.
Siç shihet nga fotoja që vjen nga protesta, shihet një pamje e modifikuar, ku Rama ‘puthet’ me Berishën, nën premtimin “derisa vdekja t’i ndajë”.




Një nga mesazhet që tërhoqi më shumë vëmendje ishin ato me mbishkrime të tilla si “Derisa vdekja t’i ndajë”!, “Rama në burg, Berisha në burg”!, “Zaptuam Shqipërinë”, duke ironizuar si Ramën ashtu edhe Berishën.
Mesazhet ironike dhe satirike si dhe thirrjet nga sheshi, u kthyen në një nga elementët më të spikatur të këtij tubimi.


