Sulmet kibernetike iraniane, Ibrahimaj: Nuk mund t’i ndalojmë, e rëndësishme është të mos ketë dëme të pariparueshme

Hakerat irainanë “Homeland Justice” pretendojnë se kanë goditur sistemin shqiptar të drejtësisë. Ditën e djeshme ata deklaruan se kanë sulmuar Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë, pretendim ky i rrëzuar nga institucionet shqiptare. Ditën e sotme, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, tha se të gjitha sulemt kibernetike nuk kanë lënë dëme të pariparueshme.
Ibrahimaj: E vëreta është që të gjithë sulmet kibernetike nuk kanë lënë dëme të pariparueshme. Infrastrukturat tona të sigurisë kibernetike janë në fuqi. Për ne është e rëndësishme që të mos ketë dëme të pariparueshme. Në botën e zhvillimeve të teknologjisë, nuk mund të evitohen këto lloj sulmesh. Ne kemi në monitorim të vazhdueshëm në kohë reale të gjitha sulmet kibernetike. Do të vijojmë të investojmë në këtë drejtim, pasi e ardhmja është digjitale.
Ministrja tha se sulmet kibernetike nuk mund të ndalohen, por e rëndësishme është që dëmet të mos jenë të pariparueshme.
Ibrahimaj: Siguria kibernetike në Shqipëri është atje, është në monitorim të vazhdueshëm. Sulemt kibernetike zhvillohen gjithmë me instrumente të reja. Ne s’mund të ndalojmë sulmet kibernetike por duhet të sigurojmë që të mos ketë dëme të pariparueshme.


