“Dy çartera dhe 50 makina me shqiptarë nga Britania, do t’i bashkohen protestës”/ Emigranti: Shqipëria na do këtu

Aktualitet

“Dy çartera dhe 50 makina me shqiptarë nga Britania, do

Protesta qytetare paqësore u konvertua sot në ditën e nëntë në një uragan ku me mijëra shqiptarë u mblodhën në bulevardin para kryeministrisë. Mes folësve në podium pati edhe dy përfaqësues nga emigracioni, të ardhur nga Anglia.

Një prej qytetarëve tha se dy çartera dhe 50 makina me qytetarë shqiptarë janë nisur nga Britania drejt vendit tonë, për t’iu bashkuar protestës.

“Ashtu si perla që e ka brenda guaskën, ashtu jeni ju. 2 çartera dhe 50 makina po vinë nga Londra. Ata do të marshojnë nga Rinasi deri këtu në sheshin para Kryeministrisë. Si e mendojmë ne Shqipërinë e re? Ajo nis nga mendimi i ri, nga fjala e re, jo nga ofendimet dhe mallkimet”, tha ajo.

Kurse një tjetër emigrant që jeton prej 28 vitesh në Londër iu bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të vinë në Shqipëri dhe t’i bashkohen protestës.

“Vij nga Londra sot. Prej 28 vitesh jetoj në Londër. Shkaku i largimit është për shkak të kësaj qeverie. Sot i bëj thirrje emigrantëve. Shqipëria na do sot këtu. Të jemi këtu për Shqipërinë dhe shqiptarët. Rama dhe Berisha të ikin në burg, dhe t’i japim atë që meritojnë shqiptarëve. Kjo protestë nuk e ka fundin deri sa të largohet ky këtu!”, tha ai.

ME TE LEXUARAT