Dyshohet se i shkaktoi reaksion mjalti! Detaje nga vd’ekja e të miturit në Vlorë

Aktualitet

Dyshohet se i shkaktoi reaksion mjalti! Detaje nga vd’ekja e të

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme. Sipas familjarëve, i mituri dyshohet se ka pësuar një reaksion pas konsumimit të mjaltit.

Fëmija u paraqit pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi kishte shfaqur simptoma që në orët e paradites. Familjarët raportuan se ai kishte pësuar të vjella të shumta, të cilat fillimisht u mendua se ishin kaluar, por simptomat rikthyen dhe u përsëritën ditën kur ai ndërroi jetë.

Mësohet se, gjatë udhëtimit drejt qendrës shëndetësore në Dukat, fëmija ishte pa shenja jete, gjë që u konfirmua edhe nga mjekët. Pas kësaj, ai u transportua në pediatrinë e madhe të Spitalit të Vlorës, ku mjekët konstatuan se fëmija kishte mbërritur i pajetë.

Aktualisht, autoritetet po presin rezultatet e analizave të biopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes/NOA

ME TE LEXUARAT