“Duart lart, mos prekni telefonat”/ Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center në dy kullat e Tiranës

Aktualitet

“Duart lart, mos prekni telefonat”/ Dalin pamjet nga aksioni

Le Iene ka publikuar pamje nga aksioni kundër call-center në Tiranë, të cilët kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

“Policia, mos lëviz. Duart mbi tavolinë”, dëgjohen teksa bëhen arrestimet e punonjësve të këtij call-center. 

“Duart lart, mos prekni telefonat”/ Dalin pamjet nga aksioni

Në pranga kanë rënë 8 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, ndërkohë që të paktën 28 objekte janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit.

“Duart lart, mos prekni telefonat”/ Dalin pamjet nga aksioni

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër.

“Duart lart, mos prekni telefonat”/ Dalin pamjet nga aksioni

Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime.

“Duart lart, mos prekni telefonat”/ Dalin pamjet nga aksioni

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.

“Duart lart, mos prekni telefonat”/ Dalin pamjet nga aksioni

“Duart lart, mos prekni telefonat”/ Dalin pamjet nga aksioni

Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

ME TE LEXUARAT