Dosja “Partizani”, shtyhet gjyqi ndaj dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi
Lajmifundit
/
26 Janar 2026, 16:38
Aktualitet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, është zhvilluar këtë të hënë, por është shtyrë për në datën 9 shkurt.
Gjatë seancës, për rreth katër orë, avokati i Malltezit, Klodian Skënderaj, ka kundërshtuar akuzat e ngritura nga SPAK, duke i cilësuar ato të pabazuara. Pas diskutimeve, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për vijimin e shqyrtimit të çështjes.


