‘Bota në tranzicion, ekuilibrat globalë po riformatohen’/ Kedhi: Pa Trump, Perëndimi do të ishte zhytur më thellë…

Aktualitet

‘Bota në tranzicion, ekuilibrat globalë po riformatohen’/

Fraza “rendi i ri botëror”, dikur një term i përdorur kryesisht në qarqet konspiracioniste, është bërë pjesë e fjalorit të zakonshëm të liderëve botërorë, duke dominuar diskutimet në Forumin Ekonomik të Davosit.

Sipas Nikola Kedhit, drejtor ekzekutiv i Institutit Konservator Shqiptar, kjo nuk është rastësi, por një shenjë e qartë se ekuilibrat globalë po ndryshojnë rrënjësisht dhe perëndimi po humbet terren përballë fuqive të reja.

Në një analizë të thelluar, i ftuar në një studio televizive, Kedhi argumenton se ardhja e Donald Trumpit në pushtet nuk ishte shkaku i krizës së rendit liberal, por një katalizator që ekspozoi dobësitë e thella, veçanërisht ato të Evropës.

Sipas tij, nëse Trump nuk do të ishte zgjedhur, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të ishin zhytur edhe më tej në një rënie të heshtur, duke krijuar një vakum të rrezikshëm. Kjo situatë do të kishte inkurajuar edhe më shumë Rusinë në ambiciet e saj ekspansioniste dhe do t’i kishte hapur rrugën Kinës për të avancuar pa pengesa drejt statusit të superfuqisë së re globale, duke zgjeruar ndikimin e saj në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Kedhi thekson se strategjia e Kinës ka qenë afatgjatë dhe e mirëmenduar. Pekini ka shfrytëzuar vetë rregullat e rendit botëror liberal për të forcuar pozitat e veta. Duke u integruar thellësisht në ekonominë perëndimore, Kina ka arritur të marrë kontrollin e infrastrukturës kritike si porte dhe aeroporte në Evropë përmes kredive dhe investimeve strategjike.

“Presidenti Trump thjesht shpalli vdekjen e një rendi që kishte ndodhur kohë më parë,” shprehet Kedi, duke shtuar se Kina i përdori rregullat e lojës për t’u fuqizuar, me synimin për t’i vendosur vetë ato në të ardhmen. Kedhi e cilëson idenë e një “rendi të bazuar në rregulla” si një fiksion apo përrallë. Ai argumenton se fuqi si Kina dhe Rusia i respektojnë normat ndërkombëtare vetëm kur u shërbejnë interesave të tyre dhe nuk hezitojnë t’i shkelin kurdo që e shohin të arsyeshme.

Si dëshmi, ai përmend agresionin e Rusisë në Gjeorgji dhe Ukrainë, si dhe ekspansionizmin e Kinës në Detin e Kinës së Jugut, të cilat, sipas tij, një rend realisht funksional do t’i kishte parandaluar.

Bota ndodhet në një fazë tranzicioni të thellë.

Kedhi:

Po, në qoftë se nuk do kishte ardhur presidenti Trump, do kishim një, do kishim Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të njëjtat problematika që ka Evropa sot. Do ishin dy, këto dy entitete të mëdha që supozohet të mbajnë perëndimin në këmbë, do ishin tejet të dobësuara, do ishin në skurje, do ishin në tërheqje. Rusia do ishte më, po themi më e inkurajuar me ekspansionin e vet. Ukraina ndoshta ëh do ishte, do ishte përpjekur të dorëzohej, eventualisht.

Kina do ishte më e inkurajuar të ndiqte ambicjet e veta në detin e Kinës së Jugut, në ndoshta me Tajvanin, me një sulm të Tajvanit, do ishte më agresive drejt Afrikës, do ishte më agresive drejt Amerikës Latine dhe do ishte e pozicionuar mirë që eventualisht të shndërrohej në superfuqinë globale të shekullit të 21, për të imponuar rendin e vet dhe rregullat e veta.

Po, fakti që nuk përmendet fjala rend ose rend botëror e tjerë më përpara, nuk do të thotë që ai nuk ka ekzistuar. Nuk është një gjë abstrakte. Bëhet fjalë për krijimin e një balance të ose një farë formatimi të sferave të influencës, për të garantuar bashkekzistencën në mënyrë të qëndrueshme, të paktën të fuqive të mëdha. Për të evituar përplasjet e mëdha.

Kjo gjë ndodhi pas 1945-ës, pas 1989-ës, ka ndodhur më përpara, pas paqes së Vestfalisë, në përfundim të, e tjerë me radhë, në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Po, 1600-ën e kështu me radhë. Pra, është një gjë që ndodh periodikisht. Është e natyrshme që disa fuqi të mëdha të zvogëlohen, si pasojë e krizave të brendshme, problemeve nga jashtë, luftrave, konflikteve civile, problemeve ekonomike e kështu me radhë.

Dhe me zvogëlimin, me me dobësimin e disa fuqive, disa fuqi të tjera përpiqen që të zënë vendin e tyre. Tani, në këtë pikë që jemi, prej kohësh, Kina ka synuar që një dobësi që perceptohet në perëndim ta shfrytëzojë dhe ta përdori për ambicjet e veta, për interesat e veta. Çfarë ka ndodhur? Nuk është se ka rënë rendi botëror i mëparshëm, ai rendi liberal ndërkombëtar nga presidenti Trump. Presidenti Trump thjesht shpalli vdekjen e këtij rendi që kishte ndodhur kohë më përpara.

Duke përdorur rregullat e që ekzistonin pas 1989-ës, duke u pranuar dhe nga perëndimi dhe me inkurajimin e perëndimit, Kina u fut në këtë rend dhe shfrytëzoi rregullat e lojës për t’u fuqizuar, me synimin që një ditë të ishte ajo numri një dhe t’i vendoste ajo rregullat, t’i impononte modelin e vet. Ka shkuar, ka ka u ka dhënë borxh shteteve të ndryshme europiane, ka marrë zona kritike, ë, si porte, aeroporte, e kështu me radhë dhe është ingranuar në mënyrë shumë të thellë me me perëndimin, në mënyra tregtare, ekonomike, e tjerë.

Tani, Kina, Rusia dhe të gjithë këto shtete i përmbahen rregullave ose ose ndjekin rregullat ndërkombëtare kur u leverdis atyre dhe i shkelin sërish kur u leverdis atyre. Dhe ndaj unë them, e kam thënë shpesh dhe ky është një qëndrim që ndahet nga shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Evropë, që kjo ideja e një rendi të bazuar në rregulla është një fiksion, është një përrallë. Sepse, në qoftë se do ishte kështu, ky rend, po themi, i deritanishëm dhe këto rregulla, ky rendi liberal ndërkombëtar do kishte penguar sulmin e Rusisë në Gjeorgji, do kishte penguar sulmin e Rusisë në Ukrainë, në Krime fillimisht dhe më pas në Ukrainë. Do kishte penguar Kinën me agresionin e vet ose me ambicjet e veta, me avancimin e vet në në vendet e paqësorit ose të Azisë. /SOT

ME TE LEXUARAT