Bie aksidentalisht nga kati i dytë 46-vjeçari në Tiranë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Aktualitet

Bie aksidentalisht nga kati i dytë 46-vjeçari në Tiranë,

Një 46-vjeçar në Tiranë ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 46-vjeçari aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për të bërë vlerësimet e nevojshme.

“Shtetasi M. V., 46 vjeç, është çuar për mjekim në spital, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan Prokurorisë për vlerësim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

ME TE LEXUARAT